Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), sot ka nënshkruar një kredi prej 18 milionë eurosh për parkun energjetik me erë të Kitkës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se sot është një ditë e rëndësishme për sektorin e energjisë, veçanërisht për energjinë e ripërtërishme.
“Kjo mbështetje hap mundësinë edhe për financimin e projekteve tjera në të ardhmen”, tha Lluka.
Fjalë rasti kanë mbajtur edhe zyrtarë nga BERZH, Harry Boyd-Carpenter dhe Tarik Aygun nga grupacioni turk Guris.
Sipas zyrtarëve të BERZh-it, Kosova, e cila mbështetet në thëngjill për nevojat e veta energjetike, do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme nga parku i parë energjetik me erë në vend.
Mbështetja e BERZH-it për parkun me erë të Kitkës vijon pas angazhimit të suksesshëm me qeverinë e Kosovës për ta mbështetur më shumë energjinë e ripërtërishme përmes sektorit bankar. b
-
Kosovës premtohet se do t’i shtohen 105 megawat nga energjia me erë
-
Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë
-
Drejtori i BERZH-it: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor
-
Drejtori i BERZH-it në Kosovë: Qeveria të forcojë mbështetjen për komunat
-
Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë euro me BERZH-in