Ferizaj, 8 mars – Administrata e Komunës së Ferizajt për çdo vit po përballet me rritje të numrit të kërkesave nga qytetarët për heqje dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Gjatë vitit 2016 kanë aplikuar gjithsej 222 qytetarë për heqje të shtetësisë apo 12 për qind më shumë se në vitin paraprak, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, brenda 2 muajve të këtij viti janë regjistruar 21 raste të heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët komunalë në Ferizaj kanë thënë se arsyet më të shpeshta të lirimit të shtetësisë së Kosovës bëhen edhe për çështje administrative, të cilat i kërkojnë disa shtete tjera të cilat nuk e njohin parimin e dyshtetësisë.
Faruk Hyseni, drejtor i Administratës në Komunën e Ferizajt, ka thënë se është shqetësuese që numri i kërkesave për heqje të shtetësisë së Kosovës po shënon rritje për çdo vit.
Sipas tij shumica nga këta qytetarë janë liruar nga shtetësia e Kosovës për t’i rregulluar dokumentet e udhëtimit dhe të punës në shtetet perëndimore, por ata nuk po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre që pasi t’i realizojnë planet e tyre kanë të drejtë të aplikojnë sërish për rikthimin e shtetësisë së Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.