Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe në Prekaz sot në festën e 28 Nëntorit. Sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri tha se sakrifica e Jasharëve, gjaku i tyre, e lufta e tyre ka bërë që sot Kosova të duket me ndryshe, të jetë më ndryshe dhe të realizohen aspiratat e tyre dhe popullit të Kosovës.
Beqiri tha se kjo datë shënon bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, Prekazi dhe vendi ku prehet ish presidenti Ibrahim Rugova në Velani, janë vende të shenjta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“28 Nëntori shënon bashkimin e gjithë neve kudo që jemi dhe vendi më i mirë, përkundër dhimbjes, përkundër ndjeshmërisë, është ky vend këtu, sepse është dëshmia e një sakrifice të madhe të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës. Që nga Velania ku prehet presidenti Rugova, deri këtu, janë dy vende të shenjta për popullin e Kosovës, andaj ne si LDK shprehim respektin dhe përuljen tonë të përhershme për atë që kanë bërë për ne kjo familje e madhe dhe gjithë dëshmorët”, tha ai, raporton Ksp.

Kujtojmë se me 28 Nëntor, përveç festimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së që u bë me 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt.
Sot, kompleksi Jashari në Prekaz pret vizitorë nga vendi, rajoni e bota. Prekazi dhe Skenderaj kanë marrë sot ngjyrat kuq e zi me flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së.