Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për LDK-në, e papranueshme rihapja në Bruksel e marrëveshjes së Asociacionit

21:04 - Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën obligohet vendi.

Si e tillë, ajo duhet të përfundohet në Kosovë. Kështu, së paku sipas Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se për LDK-në mbetet e papranueshme çdo opsion për rihapje të marrëveshjes.

“Çdo rihapje edhe një herë e kësaj çështje në Bruksel për neve është e papranueshme”, theksoi ai.


LDK nuk e voton Komisioni Hetimor për SHIK-un, Hoti tregon pse

Edhe Hoti në EPP thotë se marrëveshja me Serbinë duhet t’ia mundësojë Kosovës hyrjen në OKB, BE dhe NATO Arbëri Hoti në EPP thotë se marrëveshja me Serbinë duhet t’ia mundësojë Kosovës hyrjen në OKB, BE dhe NATO

20:42 - Vetëvendosje vazhdon të kërkojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e Komisioni Hetimor për SHIK-un. Është hera e tretë që kjo parti po tenton të mbledhë nënshkrimet e duhura që t’i heqë dilemat rreth këtij organizmi.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së , shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka logjikë të kërkohet hetim parlamentar në kohën kur në krye të legjislativit ndodhet vetë ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.

“Derisa në krye të institucioneve janë njerëzit që kanë udhëhequr SHIK-un është e palogjikshme të kërkohet hetimi i SHIK-ut”, ka thënë ai.

“Personat që potencialisht mund të hetohen sipas procedurave parlamentare, duhet të bëhen në kohën kur personat që do të hetohen nuk janë në pozita udhëheqëse”, shtoi tutje Hoti.

Ai ka thënë se hetim do të mund të bëhet në legjislaturën e ardhshme, kur ata të jenë në pushtet e agjentët e SHIK-ut të mos kenë më role udhëheqëse në vend.

“A po doni një komision hetimor parlamentar për të shpërlarë vetën apo doni një komision hetimor parlamentar për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe pastaj për tu kërkuar organeve të rendit dhe ligjit për të kryer punën e vetë”, ka thënë Avdullah Hoti.

“Çfarë rekomandime mendoni që mund të votohen në Kuvendin e Kosovës sot? Rekomandime që kanë dakordimin e koalicionit qeverisës”, theksoi ai.

Ndryshe, Vetëvendosje ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe nëse nuk arrin të sigurojë edhe 9 nënshkrimet e duhura, atëherë do të provojnë me propozim parlamentar.

Për këtë formë, u duhet përkrahja e shumicës së thjeshtë.


Hoti: E gjithë ajo kauzë e Haradinajt, vetëm për t’u bërë kryeministër

Edhe Hoti kërkon që puna për Asociacionin të zhvillohet në Prishtinë, jo në Bruksel Arbëri Hoti kërkon që puna për Asociacionin të zhvillohet në Prishtinë, jo në Bruksel

20:34 - Ish-kandidati i LDK-së për kryeministër në një intervistë për Rubikon të KTV-së e vlerësoi Qeverinë Haradinaj si “5 muajt më të dobët qeverisës”.

Çdo marrëveshje e cilësoi si të dëmshme për vendin dhe qytetarët e saj.

Për kryeministrin Haradinaj, Avdullah Hoti tha se ndryshoi qëndrime dhe se e gjithë kauza e tij ishte për t’u bërë kryeministër.

“E gjithë ajo kauzë e tij ka qenë për tu bërë kryeministër. E realizoj dhe kauza e tij u zhvesh. Po e shohin të gjithë njerëzit se çka në fakt ka pas brenda asaj sjellje”, ka thënë shefi i GP të LDK-së për Rubikon të KTV-së.


Hoti: Ne nuk e bllokojmë me dhunë funksionimin e Qeverisë, ndjekim rregullat demokratike

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur në rrëzimin e Qeverisë. Ata kanë paralajmëruar organizimin e një tryeze, ku të ftuar do të jenë të gjitha partitë politike.

Ky vendim i LDK-së parasheh që partitë politike, ato parlamentare dhe jo parlamentare të ulën në tryezë dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve.

Nëse kjo nuk bëhet, ata janë të detyruar të iniciojnë mocionin e mosbesimit.

Avdullah Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së e vlerësoi se qasje e partisë së tij në këtë aspekt është serioze.

Edhe LDK-ja kërkon të dijë kushtin e Listës Serbe për demarkacionin Arbëri LDK-ja kërkon të dijë kushtin e Listës Serbe për demarkacionin

“Në nuk do dalim në rrugë e as nuk do e bllokojmë me dhunë funksionimin e Qeverisë. Ne do të ndjekim rregullat demokratike”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Hoti ka treguar se kur do të mbahet tryeza e përbashkët e partive politike.