Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për kë Lista Srpska është pro shqiptare

Përçarjet parazgjedhore ndërmjet serbëve në Kosovë para votimeve të së dielës po bëhen gjithnjë e më ta qarta. Parti politike nga Serbia e nga Kosova, por edhe individë nga këto vende, po e kundërshtojnë hapur Listën Srpska si favorizuese e qarqeve shtetërore të Beogradit, transmeton Koha.net.

Sot kundër këtij subjekti politik serb në Kosovë është ngritur edhe Narodni pokret Srba sa Kosova i Metohije „Otadžbina”(Lëvizja Popullores serbe e Kosovë Metohisë - Atdheu) e cila Listën Srpska e ka quajtur pro shqiptare.

“Lidhur me zgjedhjet paraprake lokale që po mbahen me Kushtetutën dhe me ligjet e autoriteteve separatiste të Prishtinës”, lëvizja fton “serbët nga e gjithë krahina jugore e Serbisë që t’i bojkotojnë këto zgjedhje”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate që e boton “jugpress” .

Kumtesa iu ka thënë serbëve se shqiptarët qe 12 vjet nuk kanë dalë në asnjë palës zgjedhje që i ka i ka organizuar Republika Serbisë.

“As në presidenciale dhe as në ato parlamentare. Përkrahje dhe këshilla për bojkot ata kanë pasur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Po këto vende. bashkë me regjimin e Beogradit, tash po i detyrojnë serbët që me daljen e vet në votimet separatiste ta legalizojnë dhe ta legjitimojnë edhe një shtet shqiptar në Ballkan”.

Edhe Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje

Megjithëkëtë, sipas kumtesës, nëse qytetarët iu nënshtrohen shantazheve dhe presioneve të papara të regjimit të Aleksandar Vuçiqit e dalin në zgjedhje dhe e votojnë Lista Srpskan, atëherë ata e bëjnë gabimin dytë, pasi , thotë ajo, prapa saj qëndron dhuna” që regjimi diktatorial i Vuçiqit po e bën ndaj jo mendimtarëve serbë të njëjtë të tij në Kosovë.

Në fund kumtesa thotë se Lista Srpska me votën e vet ka zgjedhur kryetar të Kosovës Hashim Thaçin dhe e ka sjellë në pushtet Ramush Haradinjan duke e quajtur atë, kështu, më së pakur parti serbe e më së shumti parti shqiptare.