Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për herë të parë në Klinikën e Syve aplikohet metoda jo kirurgjikale “cross-linking”

Mjekët e Klinikës së Syve në QKUK kanë aplikuar për herë të parë tek dy pacientë metodën e njohur si cross-linking, trajtimi jo kirurgjikal, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2).

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga kjo klinikë, aplikimi i kësaj metode u mundësua pas furnizimit me aparaturës së re mjekësore të blerë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Pas aplikimit të kësaj metode, tek syri mundësohet rritja qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %, duke ndaluar progresesin në formën e keratokonusit. Pacientët kanë qenë të datëlindjes 1991 dhe 2005”, thuhet tutje.

Deri më tani pacientët kanë paguar 1200 deri 1500 euro në institucionet private shëndetësore.