Hyjrie Veliu, e cila kishte shërbyer për muaj të tërë gjatë kohës së luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot iu nda mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
Për shërbimet e ndryshme që kishte bërë në brigadën e Dukagjinit ajo thotë të mos jetë dëshpëruar asnjëherë, por tha të jetë e pakënaqur me vlerësimin që sot bëhet ndaj tyre, raporton KTV.
Mirënjohje për herë të parë u ndanë edhe për 55 pjesëmarrëseve të tjera.
Të regjistruara gjithsej deri tani në OVL janë mbi 4 mijë shërbyese femra gjatë periudhës së luftës.
Kreu i organizatës, Hysni Gucati, tha se gruaja historikisht ka qenë në krah të burrave.
Edhe
Gratë veterane të luftës marrin mirënjohje në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit
Dekoratë kishin bërë edhe për Azem Sylën, për të cilin Gucia kërkoi nga presidenti që ta lirojë atë së bashku me komandantin Sylejman Selimi.
Ndërsa tha ta ketë gëzuar shumë lajmi për lirimin e vëllezërve Kiçina.
-
OVL e UÇK-së nderon gratë ish-ushtare, Thaçit i kërkon lirimin e Selimit e Syles
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Osmani: Përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së