Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për një hua prej 36 milionë eurosh nga BERZH, e cila do i hapë udhë rehabilitimit dhe ndërtimit të hekurudhës Tiranës- Durrës- Rinas.
Projektligji u paraqit në Komision nga zëvendësministrat e Financave dhe Transporteve, sipas të cilëve projekti do përfundojë në vitin 2020.
Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tiranë do të bëhet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes.
Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi, ndërkohë që projekti do kushtojë në total rreth 90 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Tirana me Rinas lidhen me hekurudhë për 90 milionë euro
-
BE jep 35 milionë euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, me standarde europiane
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi
-
Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 kilometra e gjatë, 43 ura, 14 tunele