Prokuroria Speciale për dy ditë, ndaj dy ish-kryetarëve të komunave, ka ngritur aktakuza.
Këtë të martë, për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, ish-drejtorit për Buxhet dhe Financa, Qazim Mehmeti, dhe udhëheqësit të zyrës së prokurimit, Nikollë Lleshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI menjëhershëm ka qenë reagimi i aktualisht shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, që aktakuzën e ka cilësuar si tentim për denigrim.
Të hënën, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë nën dyshimet për veprën e njëjtë penale, ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, dhe 8 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune. Të akuzuar, të liruar nga akuzat, por edhe të dënuar janë edhe disa ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë të komunave nëpër Kosovë.