Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për dështimin e Samitit të Parisit, Klinaku sheh faj te Franca e Gjermania

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se fati i takimit të Parisit është shkruar në Berlin.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë asgjë pa SHBA-në.

“Fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin! Në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Madje as në formë të mundësisë, opsionit apo vizionit. Mungesa e tyre, apo mungesa e guximit për t'i shpallur ato botërisht po i bën dëm vet çështje”, ka shkruar ai.

Sipas Klinakut, amullia e krijuar në shkallë ndërkombëtare po reflekton edhe në çoroditjen e skenës politike dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi.

Ai thotë se për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësohet as Kosova e as Serbia, por vetëm Gjermania e Franca.

“Ato kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t'i dalin zot. Së paku jo pa SHBA-të apo kundër tyre. Ky është përfundimi që del nga Berlini e Parisi”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm