Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për çfarë po e heton Qeveria kryeshefin e ASK-së

Qeveria po e heton kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporton KTV.

Ndonëse nuk dihen shkaqet e hetimit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka pranuar inicimin e kallëzimit penal, por ka thënë se mund të ofrojë informacione për rastet e dyshimeve për korrupsion, pasi janë të natyrës së mbyllur.

Me komisionin hetimor ka qenë e pamundur të kontaktohet, derisa kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi, ka thënë se hetimi ndaj tij është për shkaqe administrative. Auditori i Përgjithshëm, që nga viti 2013, kishte paralajmëruar keqmenaxhimin e projekteve nga kryeshefi i ASK-së.