Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për çfarë kërkese të Thaçit flet Haziri?

Vrasjet e pasluftës janë faqja më e zezë që i ka ngelur Kosovës pa e zgjidhur.

E këto do të zgjidhen në Gjykatën Speciale. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai përmendi kryeparlamentarin Veseli dhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Pajaziti , për të cilët tha se po harrojnë për iniciativën që ka marrë presidenti Thaci.

"Një numër i tyre do të trajtohen në Gjykatën Speciale. Burimi kryesor i tyre ka me dalë aty. Pasuesi i Thaçit, Veseli i cili e ka marrë që një vit detyrën dhe pasuesi i Grabovcit, Zenun Pajaziti po harrojnë çfarë iniciative ka marrë Thaçi", ka thënë Haziri.

Artikuj të ngjashëm