Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sporti është njëra nga Ministritë që ka kërkuar ndihmë nga Agjencia Kundër Korrupsion, për t’i zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me konflikt interesi si dhe rregullimin e kodit të etikës.
Kështu ka njoftuar drejtori i kësaj Agjencie, Shaip Havolli, gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën”.
Havolli shtoi se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të shkeljeve të ndryshme që janë brenda kësaj Ministri.
“Një prej Ministrive që tash jemi duke i ndihmuar në hartimin e kodit të etikës dhe çështjet për konflikt interesi, është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo ministri është përzgjedh për shkak të numrit të madh të ankesave që janë bërë brenda institucioni për shkelje të ndryshme, kryesisht për konflikt interesi”, u shpreh Havolli, transmeton koha.net.
-
Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit
-
Haxhiu: Në shtetin e së drejtës askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë
-
Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimin e konkursit për noterë
-
“Bashkëpunim institucional në luftën kundër korrupsionit“
-
Haradinaj dhe Havolli flasin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit