Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se rruga e Kosovës drejt BE-së është e qartë, por duhet plotësuar kushtet e përcaktuara. Ajo ka thënë se strategjia e aprovuar në Strasburg është udhërrëfyes se si duhet të arrihet në Evropë dhe pengesat që duhet të tejkalohen, raporton KTV .
Si kriter kryesor për Kosovën është intensifikimi i përpjekjeve për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë Apostolova tha se nuk është çuditur pse në këtë strategji janë përmendur dhomat e specializuara, derisa ka porositur Kosovën që të mos e humbasë kredibilitetin që vështirë fitohet.
Kur foli për demarkacionin si kriter për liberalizimin e vizave, e quajti të lehtë në krahasim me luftën ndaj krimit e korrupsionit. Ndërkohë, ende nuk ka datë të saktë se kur në seancë plenare do të jetë për votim marrëveshja për demarkacion.