Janë mbi pesë mijë persona që nuk e kanë rinovuar statusin e tyre si përfitues të skemës sociale gjatë tremujorit të parë të vitit.
Por, Ministria e Financave dhe Transfereve në muajin prill ka ekzekutuar pensionet e tyre në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, vlerë kjo mbi 570 mijë euro, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e kësaj pakoje janë pensionistët e katër kategorive, që pensionet në prill i kanë marrë edhe me shtesa.
Ndërkaq, të gjithë ata që nuk e kanë rinovuar statusin e tyre për muajt janar, shkurt dhe mars, kanë mbetur pa pensione gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, Ministria e Financave nga prilli ka ekzekutuar mjetet financiare edhe për ta.
Nga ky institucion tregojnë se pas pandemisë do të shqyrtojnë aplikacionet e tyre dhe do të vendosin nëse në mënyrë retroaktive do t’i marrin pensionet për këta tre muaj.
Në Pakon Emergjente thuhet se do të bëhet rikthimi në listat e përfituesve për përfituesit që për shkak të mosparaqitjes apo mosvlerësimit në periudhën janar – mars 2020, nuk u janë rinovuar të drejtat e tyre.
Vlera e kësaj mase arrin shumën e 13 milionë eurove.