Beograd, 23 qershor – Nënkryetari i Partisë së Re (Nova stranka) të Serbisë, Aleksandar Stankoviq ka akuzuar regjimin aktual për “prodhim me dedikim të konflikteve, për nxitje të qëndrimeve ekstremiste, dhe promovim të dhunës si metodë legjitime të luftës politike” në vend, e citojnë atë mediet serbe, transmeton Koha.net.
Stankoviq ka vlerësuar sot “se pengimi i projektimit të filmit dokumentar “Shqiptaret janë motrat tona” ("Albanke su naše sestre") është nusdukuri e drejtpërdrejtë e regjimit aktual, i cili qëllimisht prodhon konflikte, nxit qëndrime ekstremiste, ndërsa dhunën e promovon si metodë legjitime të luftës politike”.
Është e papranueshme që në ZSerbi, vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, që grupe të ndryshme shovinistësh dhe “patriotësh “instant” të rrezikojnë sigurinë e njerëzve në shfaqjet e filmave, ligjërata, debate, citojnë mediet e Beogradit deklaratën e Stankoviqit, transmeton Koha.net.
Filmi “Shqiptaret janë motrat tona” ditë më parë u pengua forcërisht të shfaqej në Nish nga grupe nacional-shovinistësh serbë.
-
Filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë, tash edhe online
-
Nacionalistët serbë kundër dokumentarit “Shqiptaret janë motrat tona”
-
Plenkoviq: Serbia është në prag të luftës civile
-
Serbia me propagandën e radhës, film për “tregti organesh të serbëve në Kosovë”
-
Filmat shqiptarë në jug të Serbisë: Së pari prokurori, pastaj publiku