Shfaqja e zjarreve, sidomos në ambiente të mbyllura në shumicën e rasteve shkaktojnë panik te njerëzit, që shikojnë vetëm ikjen jashtë pa tentuar që të veprojnë në ndonjë mënyrë për ta shuar apo për t’u mbrojtur prej tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Reagime të tilla nuk ndodhin vetëm për të shpëtuar, por edhe nga mosnjohuria si dhe me çka të luftohet zjarri dhe përhapja e tij në moment, varësisht nga lloji i zjarrit dhe materialit që digjet.
E këtë njohuri nuk e kanë as 30 për qind e nxënësve dhe të rriturve në Pejë, si ka konstatuar me një hulumtim që ka bërë zëvendëskomandanti i njësitit të zjarrfikësve të Pejës, Kapllan Nikçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Psikiatria në Spitalin e Pejës kaplohet nga zjarri, një person i lënduar
-
Digjet një shtëpi në Pejë, nuk dihet e kujt është
-
Aparatet zjarrfikëse, jofunksionale në shkollat e Pejës
-
Në Pejë, vetëm gashtë zjarrfikës në dispozicion kundër zjarreve