Pejë, 14 gusht – Pasqyrë e njëjtë çdo vit dhe e papërmirësueshme në Pejë. Përsëritet dhe problemi i mungesës së vendparkimeve, trashëgohet pa ndërmarrë gjë, ndonëse diskutohet në vazhdimësi për këtë problem si në Komunë ashtu edhe nga shoqëria civile, qe gati 10 vjet.
Por ajo çfarë vërehet në qytetin e Pejës është edhe më tej nevoja për më shumë vendparkime, duke pasur parasysh që vetëm në Komunën e Pejës janë të regjistruara 30 mijë automjete, pa përfshirë automjetet e mërgimtarëve që e rrisin edhe më tepër nevojën për parkingje, shkruan sot Koha Ditore.
Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike janë të vetëdijshëm për problemin e mungesës së parkingjeve në qytet dhe se numri i tyre aktual nuk i plotëson kërkesat. Mirëpo, siç thonë këtë drejtori, për të rritur numrin e parkingjeve duhet të sigurohen hapësira të reja publike për këtë qëllim. “Ne si drejtori kemi kërkuar edhe nga kryetari i Komunës që ta shqyrtojë mundësinë e sigurimit të hapësirave publike për t’i bërë parkingje. E kemi edhe përkrahjen e kryetarit dhe po shikojmë se çka po vendoset”, thotë drejtoresha e Shërbimeve Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi. Mundësinë e zgjidhjes së problemit të mungesës së parkingjeve ajo e sheh në ndërtimin e parkingjeve shumëkatëshe.
“Unë kam kërkuar që të ndërtohet një parking me kate siç është në Prishtinë. Por ai ka një kosto të madhe dhe duhet një lokacion i përshtatshëm për të. Unë si drejtoreshë e shoh zgjidhje ndërtimin e objektit shumëkatësh për vendparkim”, thotë ajo (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
Për 16 muaj Prokuroria e Pejës ngriti 139 aktakuza për ndërtime pa leje
-
Komuna e Prishtinës nuk heq dorë nga gjobat e kundërligjshme
-
Muhaxheri mohon shkelje, MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin për këmbim të pronës