Komuna e Pejës ka vendosur që t’i identifikojë të gjithë personat që janë kthyer në këtë komunë nga vendet evropiane, në të cilat janë të shënuara raste me koronavirus.
“Komuna e Pejës iu bën thirrje kryetarëve të bashkësive lokale në fshatrat e komunës tonë që të bëjnë evidentimin dhe kontaktimin e personave të mundshëm të ardhur ditëve të kaluara nga shtete të Bashkimit Evropian dhe shtete tjera te prekura nga Covid-19 si dhe t’i lajmërojnë në qendrat më të afërta shëndetësore për të kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së mundshme të këtij virusi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci, udhëheqës i planit emergjent në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo