Vitin e kaluar në lagjen “Kristal” të Pejës, komuna ka nisur ndërtimin e objektit dykatësh për strehim emergjent, të cilin qyteti i Pejës nuk e ka pasur deri tash, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërtimi i këtij objekti i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 100 mijë euro. Ky objekt kishte nisur të ndërtohej pa i ka kaluar procedurat e nevojshme për marrje të lejes së ndërtimit. Ky objekt ka përfunduar sivjet dhe është lëshuar në funksion, por ende nuk ka leje ndërtimi.
Njëjtë pa leje është duke u ndërtuar edhe objektin për qëndrim ditor për persona të moshës së tretë, që ka filluar të ndërtohet para gati dy muajve në hapësirën mes parkut të vogël të qytetit dhe pallatit të kulturës dhe ky projekt arkës komunale po i kushton 80 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)