ky shtator Komuna e Pejës do ta ketë një datë zyrtare për të promovuar tolerancën fetare çdo vit. Pikërisht, shkruan sot Koha Ditore.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, 21 shtatori, është përzgjedhur nga prijësit e besimeve fetare në Pejë si ditë shënimi që përmes vlerave njerëzore dhe fetare të mbillet në shpirtin e njerëzve paqja, toleranca dhe respekti mes qytetarëve të kësaj komune, pavarësisht religjionit që e praktikojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo21 shtatori – Ditë e Tolerancës Fetare është aprovuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Pejës. Propozimi për shpalljen si ditë zyrtare në Komunën e Pejës të kësaj date ka lindur në takimin e fundit të prijësve të besimeve fetare në Pejë, atij mysliman, katolik, protestant dhe bektashi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.