Drejtuesit e Gjykatës Supreme kanë thënë të jenë të pakënaqur me “standardet” e dënimeve që përdorin dy shkallët më të ulëta, për rastet e korrupsionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në konferencën vjetore, kryetari i kësaj gjykate, Enver Peci, ka thënë se vendimet e gjykatave të njëjta për raste të ndryshme të korrupsionit tregojnë për mungesë të theksuar të përdorimit në mënyrë të njëjtë të dispozitave për të akuzuar të ndryshëm.
Për Pecin është evidente se gjykatat dhe gjyqtarët në Kosovë nuk kanë konsistencë në aktgjykimet dënuese.
Kjo, sipas tij, ka qenë arsyeja se pse është hartuar Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore në Kosovë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjykata Supreme e pakënaqur me mungesën e konsistencës se dënimeve për korrupsion
-
Supremes i duhen tre muaj që ta përfundojë një rast të korrupsionit
-
“Vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve, një nga masat parandaluese në luftën kundër korrupsionit”
-
Dënimet ndaj zyrtarëve të lartë po konsiderohen qesharake
-
Peci: Jemi kundër vetingut në formën e proklamuar nga Qeveria