Drejtori i Institutit KIPRED, Lulëzim Peci, ka vlerësuar se për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të vendit, duhet që në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të kyçet edhe NATO-ja.
“Për të zgjidhur situatën e tanishme, në negociatat në Bruksel duhet të kyçet edhe NATO-ja, sepse zgjidhja e çështjes së targave, duke pasur paramilitarë të Serbisë në veri, nuk ofron zgjidhje, por do të ishte vetëm një iluzion”, ka shkruar Peci në Facebook.
Sipas tij NATO-ja dobësohet me toletimin e paramilitarëve serb në veri. “Tolerimi i Serbisë me paramilitarë në veri dhe kërcënime ushtarake në veri të Kosovës, vetëm sa e dobëson kredibilitetin e NATO-s, dhe me së shumti i bënë shërbim Rusisë”, ka shkruar Peci.
Sipas tij funksionimi i “Brigadës së Veriut”, në veri të Kosovës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244.
“Formimi dhe operimi i ‘Brigadës së Veriut’ në veri të Kosovës, me ‘gjeneral Radojçiqin’ në krye, të cilën në Kuvendin e Serbisë vet Vuçiqi e glorifikoi, është një shkelje flagrante e Marrëveshjes së Kumanovës dhe vet Rezolutës 1244”, ka theksuar Peci.
Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të ketë prioritet sigurinë e qytetarëve në veri.
Edhe
Smakiqi: Futja e FSK-së në veri, për të ndihmuar Pecin në garën për Mitrovicën
“Kosova duhet të ketë në plan të parë sigurinë e qytetarëve në veri, sidomos që deri më tani nuk ishte në gjendje t’i mbrojë ata që i konvertuan targat në RKS. Kjo siguri, dhe me këtë edhe forcimi i rendit e ligjit e sovranitetit, nuk mund të arrihet pa plan të përbashkët me SHBA-në dhe BE-në”, ka shkruar Peci.
Ai ka thënë se prezenca e KFOR-it nuk është në shërbim të agjendave të Qeverisë.
“Në fund edhe një gjë duhet ta kemi të qartë dhe atë që prezenca e KFOR-it nuk është në shërbim të agjendave ditore të Qeverisë së Kosovës, por për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Kur këto agjenda koincidojnë njëra me tjetrën, është dëshmuar se situatat janë zhvilluar në dobi të Kosovës”, ka shkruar Peci.
-
Situata në veri, kambanë alarmi për komunitetin ndërkombëtar
-
BE-ja dënon aksionin e Policisë në veri, kërkohet rikthimi i palëve në tryezën e negociatave
-
NATO: Situata e sigurisë në Kosovë s'është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim
-
GNK: Kosova të bashkëpunojë me KFOR-in për çmilitarizim të veriut