Kandidati për deputet nga lista Vetëvendosje – “Vjosa”, Faton Peci, ka thënë se dështimi i ish-partisë së tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka ardhur si pasojë e mungesës së demokracisë brenda partisë dhe largimit të nënkryetares Vjosa Osmani nga kjo parti.
Osmani pas largimit nga LDK-ja, edhe pse ishte kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 2019-s, u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje në listë të përbashkët për zgjedhjet e sivjetme. Të dielën, kjo listë mori mbi 47 për qind të votave në një fitore historike, ndërsa LDK-ja mbeti e treta me rreth 13 për qind të votave.
“Është rezultat i dhimbshëm për LDK-në, po aq edhe për njerëz si ne që kemi tentuar për kohë të gjatë të japim kontribut e kemi pasur përpjekje të vazhdueshme që të parandalojmë mundësinë e një rrëshqitjeje të rezultatit, pasi veprimet që ka marrë LDK-ja nga 2014-a e këndej... kemi qenë insistues për reforma në LDK që premtimet të mbahen. Por arroganca, mungesa e demokracisë së brendshme që kulmoi me përjashtimin e personalitetit me më së shumti vota, besoj që ka bë që sot LDK-ja të marrë ndëshkim të madh nga votuesit e saj tradicionalë. Duhet të skuqen ndaj anëtarësisë para pjesëtarëve të LDK-së dhe historisë”, ka thënë ai për krerët e LDK-së.
Peci ka thënë se fituesi e zgjedhjeve të 14 shkurtit s’do të veprojnë me inate pasi të marrin pushtetin.
-
Pantina: Osmani duhet të presë në radhë, s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së
-
Rezultati i LDK-së përfundon në përplasje të brendshme
-
Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin
-
Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim