Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, e ka vlerësuar të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
PDK përmes kësaj komunikate ka kërkuar edhe lirimin e luftëtarëve të tjerë të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, “siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë”.
“UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme! Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe përkushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës i uron Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje.
-
PD: Lirimi i Sami Lushtakut vërteton luftën e pastër të UÇK-së
-
Limaj: Shpresoj që pas lirimit të Lushtakut të lirohen edhe bashkëluftëtarët tanë tjerë
-
PDK-ja e quan të padrejtë shtyrjen e vendimmarrjes për Thaçin dhe të tjerët
-
PDK: Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, goditje ndaj drejtësisë dhe besimit publik
-
Lushtaku: Fitore e thellë