Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar sot se do të mbajë konferencë për media.
Konferenca mbahet në selinë qendrore e PDK-së, në orën 17:30.
Në këtë konferencë pritet të qartësohet qendrimi i PAN-it për vazhdimin e seancës e cila u ndërpre pasi Kuvendi ishte i ndarë me 60 – 60 për propozimin e Hoxhajt që tha se PAN-it i duhen edhe dy orë konsulitime për të propozuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Në vazhdimin e seancës që u thirrë në orën 15:00, PAN-i nuk mori pjesë me arsyetimin se kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Adem Mikullovci i Vetëvendosjes, tha që senaca ka përfunduar dhe se kjo, sipas PAN-it ka krijuar një situatë të re e cila kërkon interpretim ligjor.
Enver Hoxhaj i PAN-it tha se seanca duhet të thirret me konsultimin e krerëve të partive politike. Tash për tash mbetet e paqartë nëse PAN-i do të shkojë nesër në seancë.
Koha.net do t'ju mbajë të informuar në lidhje me atë që do thuhet në konferencën për media të PDK-së.
-
Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim
-
PDK mbledh kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues
-
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
-
Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
-
As PDK-ja nuk merr pjesë në seancën e orës 11:00