Partitë opozitare në Prizren pretendojnë se arsimi parauniversitar në këtë komunë është përfshirë nga parregullsitë e ndryshme. Sipas tyre, përgjegjësia për këto parregullsi është e Drejtorisë së Arsimit dhe e organeve udhëheqëse komunale.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, të mërkurën fillimisht ka pohuar se konkurset në bazë të të cilave janë pranuar 70 mësimdhënës janë anuluar nga organet komunale në kundërshtim me Ligjin e punës.
“Të gjithë kandidatët e pranuar në këto konkurse, pas anulimit të konkursit, janë ankuar, dhe Inspektorati i Punës me vendim i ka kthyer në vendet e punës. Në anën tjetër, Drejtoria e Arsimit nuk e ka respektuar vendimin e Inspektoratit të Punës dhe ka shpallur konkurs për të njëjtat vende të punës, përmes Zyrës së Personelit, i cili konkurs ka shkelje ligjore, ngase nuk është përmendur Ligji për arsimin parauniversitar. Ky konkurs është mbështetur në Ligjin për zyrtarët publikë, për të cilin Gjykata Kushtetuese ka bërë masë të sigurimit të përkohshëm, ku ky ligj nuk prodhon efekte juridike për 3 muaj.Kryetari i Komunës dhe DKA-ja, pas masës së sigurimit nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për zyrtarë publik, akoma nuk kanë nxjerrë vendim për anulimin e konkursit, gjë që ligjërisht kanë qenë të obliguar ta bëjnë”, ka thënë Totaj gjatë konferencës për media.
Ai ka pohuar se të gjitha këto veprime krijojnë dëm serioz, me mijëra orë të humbura mësimore, që mbesin të pakompensuara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vetëvendosje në Prizren ngre akuza për parregullsi, kërkon nisjen e hetimeve
-
Opozita në Prizren konteston zgjedhjen e drejtorëve të shkollave
-
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit mohon pretendimet e PDK-së për parregullsi në arsim
-
PDK-AAK akuzojnë Drejtorinë e Arsimit në Prizren për punësim pa konkurs
-
Opozita në Prizren konteston konkursin për punësimin e mësimdhënësve