Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka konfirmuar se Muhamet Kallaba do të jetë kandidati i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kallaba mori besimin e plotë të të gjithë të pranishmëve, pa pasur asnjë votë kundër, siç thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘’Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunën dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme’’, thuhet në njoftimin e PDK-së në Kamenicë.