Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kritikon Qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë

PDK

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për dështim të menaxhimit të pandemisë dhe mossigurim të vaksinës anti-COVID.

Hoxhaj ka shkruar në ditën kur ekipi mjekësor nga Kosova ka marrë vaksinën në Kukës të Shqipërisë. Këtë e ka quajtuar si gjest human dhe që duhet përgëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Të paktën, një falënderim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt”, ka shkruar Hoxhaj.