Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kritikon Osmanin: Neglizhenca që ka ky koalicion qeverisës ndaj shëndetësisë është shqetësues

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se është shumë shqetësuese neglizhenca që ka koalicionin qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Listës GUXO ndaj sektorit të shëndetësisë.

Reagimi i Ismailit vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu nënshtrua një operacioni në një spital privat e jo në QKUK.

Sipas tij, është për keqardhje mosbesimi i madh që ka koalicionu qeverisës ndaj institucioneve publike shëndetësore.

“Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, siç është rasti i operimit të Presidentes në një klinikë private”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë në Facebook.

Ai ka paralajmëruar Qeverinë se sektori i shëndetësisë “nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund”.

Edhe Osmani premtoi përkrahje të shëndetësisë publike, 2 javë më vonë zgjodhi të trajtohet në privat Arbëri Osmani premtoi përkrahje të shëndetësisë publike, 2 javë më vonë zgjodhi të trajtohet në privat

Në fund, Ismaili i uroi shërim të shpejtë Osmanit.