Dega e PDK-së në Prizren, të martën, ka kërkuar shkarkimin e dy drejtorëve të ekzekutivit të Prizrenit, që kohë më parë janë dënuar për vepra të ndryshme penale nga Gjykata Themelore në Prizren.
Pas dorëheqjes së drejtorit të Financave, Ertan Simitçi, për shkak të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, subjekti më i madh opozitar lokal ka vlerësuar si të papranueshme qëndrimin e dy drejtorëve të tjerë në detyrë.
“PDK kërkon që kryetari gjithsesi ta shkarkojë edhe drejtorin për Urbanizëm, Fatmir Memaj, i cili është i dënuar për pengim të personave zyrtarë, apo policisë. Për më keq, drejtori tjetër i Haskukës, Ehat Oreshka, që drejton Kulturën, është dënuar për veprat penale, falsifikim të dokumentit dhe legalizim të përmbajtjes së rreme”, thuhet në reagimin e PDK-së. Ky subjekt ka theksuar se është për të ardhur keq se si këto dënime të drejtorëve të tij nuk paraqesin problem për kryetarin e Komunës, Haskuka, “që aq shumë lavdërohej për qeverisje të pastër, duke mos lejuar drejtorë me aktakuza, ndërsa tashmë në pushtet, jo vetëm që i mban, por madje edhe mbron drejtorë të dënuar”.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
PDK-ja në Prizren i kërkon Haskukës t’i shkarkojë drejtorët me aktakuza
-
Haskukës nuk i mjafton ngritja e aktakuzës ndaj drejtorit për ta shkarkuar
-
Haskukës i kërkohet shkarkimi i Drejtorit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Opozita në Prizren kërkon shkarkimin e drejtorit me aktakuzë
-
Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale