Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kërkon që burgu i Prishtinës të shpallet muze

Me më pak se 30 deputetë ne sallë ka nisur punimet seanca e rregullt plenare e Kuvendit.

Nait Hasani deputet i PDK-së ka folur për burgun e Prishtinës që tha të shpallet burg muze, burg i vuajtjeve, sakrificave e krimeve.

“Kërkesa jonë i është drejtuar të gjitha institucioneve. Ne kërkojmë që Qeveria e Kuvendi ta shpallim këtë burg si pjesë të trashëgimisë së vuajtjeve”ka thënë Hasani, raporton KTV.

Ndërkohë Besa Gaxherri nga LDK- ja ka shprehur indinjatën e LDK- së ndaj presidentit Hashim Thaçi që e ka hequr vulën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

LDK do të fillojë që nga sot amendamentimin e ligjit ka thënë ajo.