Grupi Parlamentar i PDK-së, nëpërmjet një komunikate për media, pretendon që Kuvendit të Kosovës i është dhënë karakter parapolitik.
“Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste "Syri i Popullit", Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish- asamblistin dhe ish- kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabaja, i dënuar në rastin "Syri i Popullit", duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat”, thuhet në reagim.
Më tej, ky subjekt e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për heshtje ndaj këtij rasti.
“Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë - se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.
PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste”, përfundon reagimi i GP të PDK-së.
-
PDK: Për shkak të lidhjeve me “Syrin e Popullit”, të dorëhiqet Konjufca
-
Ismaili: Konjufca të shkarkohet, jo për pazare politike por se inspiroi e rekrutoi aktivistë të VV-së të “Syrit të Popullit”
-
Bajqinovci: Me Konjufcën po merret partia që sajoi Pronto drejtësinë dhe zhvati shtetin
-
Haxhiu: Dikur shpifnin për Glaukun në SHIK, tash për “Syrin e Popullit”
-
PDK: Vetëvendosja krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet