As rritje të ndjeshme të buxhetit dhe as paga më të larta nuk kanë paraparë për tre vjetët në vijim partitë që drejtojnë dy koalicionet kryesore oponente për zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-ja dhe LDK-ja.
Këtë përcaktim e kanë shprehur në një dokument që bashkërisht e kanë miratuar këtë muaj, shkruan sot Koha Ditore.
Në mbledhjen e fundit para se të rrëzohej, Qeveria e drejtuar nga këto dy parti ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2018-2020. Në të është prezantuar një analizë e mjedisit makroekonomik në vend dhe janë vijëzuar bazat për planifikimet buxhetore. Janë përshkruar në detaje edhe të hyrat dhe shpenzimet që parashihen të bëhen deri në 2020-n.
KASH-i është hartuar nga Ministria e Financave, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, tani kandidat i LDK-së për kryeministër. Në fund të javës së shkuar, ministri i Punës, Arban Abrashi, i cili është zyrtar i lartë i LDK-së, ka thënë se buxheti i shtetit do të jetë 3 miliardë euro me Hotin si kryeministër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ende pa nisur fushata, partitë “rrisin pagat” e “shpërndajnë qindra miliona”
-
Mustafa: PDK-ja s’heq dorë nga rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale
-
Krasniqi: Opozita po premton rritje të pagave, qëllimin e ka te 80 mijë punëtorët e administratës
-
Opozita nuk do ta votojë buxhetin, pushteti i bindur se i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar
-
Kuvendi do ta diskutojë javën e ardhshme buxhetin e vitit 2025, opozita s'do ta votojë