Mbështetës të PD në Bajram Curr kanë prishur materialet zgjedhore në këtë bashki.
Gjithcka ka ndodhur paraditen e kësaj të martë teksa një grup militantesh të opozitës kanë hyrë më forcë në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri , përcaktuar si vend për punën e KZAZ, raporton Vizon Plus.
Ata kanë thyer xhamat dhe më pas kanë shqyer derën e këtij ambjenti duke u future brenda me dhunë pasi fillimisht ishin përplasur me forcate e rendit.
Simpatizantet e PD kanë prishur të gjitha materialet zgjedhore duke brohoritur në kor “Rama ik”, “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Rroftë PD” etj.
Kjo ngjarje e rëndë erdhi pasi bashkia e Bajram Currit që drejtohet nga opozita I kishte kërkuar KZAZ të lironte ambjentet e Pallatit të Kulturës duke zbatuar kështu dekretin e presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.
-
Demolohen zyrat e KQZ-së në veri, pas përpjekjeve për t’i funksionalizuar ato
-
KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale
-
Akuza për manipulim votash, nisin përplasjet brenda PDK-së në Lipjan
-
Situata në veri, anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë
-
Grushte e shkelma te shkolla “1 Maji” në Tiranë, rrihet vëzhguesi i PD-së