Burime zyrtare nga Partia Demokratike përgënjeshtrojnë lajmin e mediave, siç i quajnë ata, qeveritare për një draft marrëveshjeme Partinë Socialiste për zgjidhjen e krizës, përkatësisht ndërprerjen e protestave antiqeveritare.
Sipas raportimit të gazetës “Koha Jonë”, burime zyrtare nga selia blu e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës.
PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime, theksohet me forcë nga PD-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
“Gazeta Shqip” zbulon draftmarrëveshjen, opozita në Shqipëri do rikthimin në Parlament
- Partitë e vogla opozitare në Shqipëri me platformë për zgjidhjen e krizës
-
PD zyrtarizoi sot koalicionin opozitar për “zgjedhje të lira e të ndershme”
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Opozita në Shqipëri hedh hapat e saj për reformën zgjedhore