Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Patriarku Irinej thërret serbët të mos shesin tokat në Kosovë

Patriarku serb Irinej u ka bërë thirrje sot serbëve në Kosovë të mos i shesin tokat meqë kjo tokë është e larë me gjakun e paraardhësve, raportojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Pas liturgjisë së Vidovdanit, në portën e manastirit të Graçanicës, patriku serb tha se çdo buc e kësaj toke flet për vuajtje, ndërsa ku ka vuajtje aty ka ringjallje, raporton KiM radi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne i admirojmë ata që kanë mbetur këtu. Adhurojmë trimërinë e tyre. Kemi ardhur këtu që ju, të cilët jetoni këtu, në këto hapësira të mbeteni. Mos i shitni tokat, sepse kjo tokë është e larë me gjakun e të parëve tanë”, tha patriarku.

Siç është shprehur ai, Vidovdani flet se ne jemi popull i Zotit, popull i bekuar, i cili bart me vete Zotin, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

“Nëse ka ditë kur të gjithë mendojmë bashkërisht dhe që na mbush kjo është dita e Vidovdanit. Dita e madhe kur populli serb përjetoi të premten e madhe, kryqëzimin e vet. Ky kryqëzim jeton sot e gjithë ditën. Si popull duhet ta bartim kryqin që e ka mbajtur edhe Zoti ynë...” ka thënë patriarku.

“Populli serb ka përjetuar kryqin e vet dhe të Premten e madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se “pas të Premtes së madhe v jen ringjallja. Ne jemi popull që jetojmë në tokë por shikojmë në qiell”.