Malishevë, 27 prill - "Ekoregjioni" në Malishevë ka organizuar një aksion të madh pastrimi të ambientit përreth liqenit dhe lumit Mirushë. Këtij aksioni i janë përgjigjur edhe zyrtarët komunalë, ndër ta edhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj.
Njoftohet se në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 60 punëtorë të "Ekoregjionit" dhe zyrtarë komunalë.
Liqeni në Mirushë është një prej vendeve më të vizituara në Komunën e Malishevës, pas ujëvarave dhe pishinave, por ambienti përreth liqenit është ndotur në masë të madhe gjatë vërshimeve dhe pastrimi i ambientit ka qenë shumë i nevojshëm.
Përgjegjësi i njësisë së "Ekoregjionit" në Malishevë, Sejdi Paçarizi, ka bërë të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që përfundimisht të largohen mbeturinat. Ai ka bërë thirrje për ruajtje të ambientit.
{gallery}
-
Muja thotë se dezinsektimi kundër rriqrave ka për qëllim që fermerëve t’u krijohen kushte
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Paçarizi: Gjendja në Malishevë është emergjente, janë evakuuar gjashtë familje
-
Sveçla në Malishevë: Gjendja nën kontroll, janë evakuuar banorët
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë