Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Dikush i referohet datës 15 e dikush 28 qershor. Kurrkush nuk e konteston vitin 1389. Shpatat tashmë ishin mprehur.

Dy taborët ishin vendosur përballë njëri-tjetrit. Rapsodët po ua thoshin këngëve epike për t’iu dhënë zemër dhjetëra e mijëra luftëtarëve mesjetarë. Gjakrat po nxeheshin në prag të përplasjes së madhe. Po pritej urdhri i shpërthimit të betejës ndërmjet popujve të krishterë të Ballkanit dhe osmanëve myslimanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afër vendit ku bashkohen Llapi e Sitnica po përplaseshin trupat e koalicionit ballkanik, që në radhët e veta kishte edhe luftëtarë të popujve të tjerë evropianë, dhe pushtuesit aziatikë që kishin këputur Bosforin me synimin që ta fusnin nën thundër kontinentin e vjetër.

Për fushëbetejë ishte zgjedhur Fusha e Kosovës, që ndryshe njihet edhe si Fusha e Mëllenjave. Luftëtarët i jepnin zemër njëri-tjetrit në shtatë gjuhë. Koalicioni i Ballkanit prihej prej Princit Lazar të perandorisë serbe që kishte marrë teposhtën. Në ballë të osmanëve në yrysh drejt Evropës ishte vetë sulltan Murati... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)