Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasiguria nga konkurrenca

Dita për Sadete Krasniqin fillon herët në mëngjes, ende pa zbardhur. Çdo ditë, në orën 5 të mëngjesit, ajo hap kioskën e saj përmes së cilës, duke shitur gazeta , cigare, çamçakëzë e produkte të tjera me pakicë, ajo mban veten dhe familjen e saj.

Ditën e fillon duke renditur produktet në raftet e kioskës së vogël, e cila ndodhet buzë njërës prej rrugëve periferike të kryeqytetit. Gazetat, të cilat shpërndarësi rëndom ia sjell rreth orës 5:30 të mëngjesit, ajo i vendos një nga një në ballinën e kioskës së ish-“Rilindjes” së kohës së Jugosllavisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pothuajse gjithë kohën e kalon brenda hapësirës dymetërshe të kioskës, hekurishtet e së cilës i ka ndryshkur koha e gjatë prejse ekziston. Periudha kur kishte nisur këtë punë asaj i duket e largët. Thotë se pothuajse tërë jetën është marrë me tregti.

Kur nuk ka ndonjë myshteri kohën thotë se e kalon duke lexuar gazetat ditore. Në njërën prej fletoreve ajo mban shënimet se sa prej tyre i ka shitur. Të “begatshme” e quan javën e fundit, gjatë së cilës thotë se janë shitur mbi 200 të tilla. E megjithatë thotë se janë pak, kur e krahason me të kaluarën...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.