Lëvizje të lirë brenda 90 ditësh kishte premtuar Ramush Haradinaj në kohën e fushatës zgjedhore, e një tjetër 90 ditësh kishte përmendur edhe pas zgjedhjes kryeministër.
Por, qytetarët vazhdojnë të mbeten të izoluar derisa liderë shtetërorë nuk e kanë këtë problem, raporton KTV.
Përveç që janë të pajisur me pasaporta diplomatike të Kosovës, thuajse secili nga ta e ka edhe një tjetër pasaportë rezervë, atë të Shqipërisë.
I fundit që mori pasaportën shqiptare ishte kryeministri Ramush Haradinaj, por tha se vetëm do ta mbajë për nder e nuk do ta shfrytëzojë.
Por, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile e gazetarë kritikojnë veprimin e kryeministrit duke thënë se ky është mesazhi më i keq që kreu i Qeverisë u ka dhënë qytetarëve të izoluar të Kosovës.
Ish-kryetarja e Gjakovës që është deputete e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, thotë se kryeministri Haradinaj pozitën e tij e sheh vetëm në bazë të privilegjeve, e jo përgjegjësive karshi qytetarëve.
Por, Kusari Lila thotë se duhet të rritet presioni qytetar ndaj Qeverisë, derisa pret të konsolidohet opozita e të kërkojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Edhe
Haradinaj: Jam pajisur me pasaportë shqiptare, por ende s’e kam marrë
Artan Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se ata që e kanë bllokuar liberalizimin e kanë bërë zgjidhjen për lëvizjen e lirë për vete.
Ndërkohë, gazetari i “Kohës Ditore”, Besnik Krasniqi, thotë se kryeministri i mashtroi qytetarët që brenda 90 ditësh do të lëvizin lirshëm, por, sipas tij qytetarët janë bërë imunë ndaj çdo zhvillimi negativ në vend dhe s’ka reagim, e për pasojë është kjo arrogancë qeverisëse.
Kryeministri edhe të premten nuk ka ngurruar të premtojë se për çështjen e liberalizimit po bëhet punë e madhe, porse ai e partia e tij janë kundër demarkacionit, njëri prej kritereve, pa të cilat Kosova nuk mund të ecë para në këtë proces.
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
S’ka liberalizim vizash as këtë vit, kritikohen institucionet për procesin e lobimit
-
Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë
-
“Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave