Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas zhdukjes së mostrave të Deharit, Musliu kërkon dorëheqjen e Haxhiut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas konferencës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila të enjten ka njoftuar se disa mostra të Astrit Deharit, janë zhdukur nga Laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Musliu ka kërkuar nga Haxhiu që të japë dorëheqje. “Haxhiu lej lojërat mos kukat, mos u viktimizo, por jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizuar duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhë në pushtet. Nuk ka justifikime më. Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje!”, ka shkruar Musliu në Facebook.