Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas konstatimit për normalizim të rasteve me koronavirus në Kosovë dhe rënies së rasteve pozitive e qetësimit të vatrave epidemike, ka rekomanduar që testimi i personave të vendosur në karantinë të bëhet në ditën e shtatë pas arritjes.
Deri tash, kushdo që ka ardhur në Kosovë ka qenë i detyruar të qëndrojë në karantinë për dy javë, ose në vetizolim për po atë periudhë.
Në listën që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë KOHËS, janë këto rekomandime:
- Punëtorët shëndetësorë të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;
- Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;
- Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;
- Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK;
Artikuj të ngjashëm
-
IKSHPK: Të testuarit për COVID-19 të izolohen deri në lajmërim të rezultatit
-
Kush i nënshtrohet vetizolimit e kush jo pasi hyn në Kosovë
-
Ndërpritet testimi dhe dhënia e rezultateve për COVID-19 gjatë të dielave
-
Zbutet masa për të hyrë në Kosovë
-
MSH-ja publikon listën e shteteve me rrezik të lartë nga COVID-19