Me 7 asamblistë ka mbetur Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas prishjes së koalicionit me LDK-në.
Përkundër kësaj, LDK-ja thotë se nuk e përjashton mundësinë e negociatave me VV-në që bashkë të qeverisin sërish me komunën.
Megjithatë, Haziz Hodaj thotë se gjithçka varet nga VV-ja, pasi, shton ai, i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre, raporton KTV.
Hodaj ka shtuar se për sa i përket zgjedhjes së kryesuesit, ata do të kërkojnë sqarime nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, rreth legjitimitetit të këtij vendimi.
PDK-ja në këtë komunë, që ka më së shumti asamblistë, e tani edhe kryesuesin e Kuvendit, ka thënë se nuk do ta bllokojë punën e tij.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë një konference për media të enjten, ka njoftuar se ka prishur koalicionin me LDK-në për arsye se anëtarë të kësaj të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit, e, për rrjedhojë, nuk kanë përkrahur kandidatin e LVV-së për këtë pozitë.
-
Vetëvendosje dhe LDK-ja prishin koalicionin shkaku i zgjedhjes së kryekuvendarit nga PDK-ja
-
Rexhepi: Besoj se PDK-ja dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh në Prizren
-
PDK: Bashkëpunimin me LDK-në në Prishtinë e përfunduam edhe me ndërmarrjet
-
LVV: Nuk është prishur koalicioni LDK-PDK në Prishtinë
-
VV: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja në Prishtinë e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin