Në Shqipëri mund të ndërtohet një tjetër bazë e NATO-s pas asaj në Kuçovë. Sipas Shqiptarja.com Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka materializuar gatishmërinë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit.
Ministrja pak ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.
Në letër Xhaçka thekson se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.
-
NATO vlerëson mundësinë për ta transformuar bazën detare të Pashalimanit në Vlorë
-
Pritje për më shumë siguri në Ballkan pas përurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri
-
Osmani për bazën ajrore në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe e stabilitet
-
Shqipëri, gati baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë
-
NATO diskuton mënyrën e financimit të bazës së saj detare në Durrës