Një ngjarje e ngjashme me atë ku u përfshi një inxhinier izraelit pak javë më parë u regjistrua sërish në Rinas.
Një pajisje e dyshuar se mund të përdoret për përgjime iu sekuestrua një shtetasi grek, transmeton abcnews. Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë mësohet se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Dragunis, me detyrë inxhinier ndërtimi.
52 vjeçarit, banues në Greqi, iu gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, një pajisje e dyshuar për përgjim. Pajisja dyshohet se ishte e ngjashme me atë që iu kap shtetasit izraelit, Yoram Frig, në fund të marsit të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Pajisja që iu kap grekut në Rinas përdoret nga agjencitë sekrete
-
Me pajisjen 1.7 milionë dollarë, izraeliti pastroi përgjuesit në Shqipëri
-
Alarm në Rinas për një laptop
-
Shtetasi izraelit ndalohet në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara
-
Ndalohet një person, dyshohet se mashtroi në testin për patentë shofer