Partia Liberal-Demokratike (LDP) e Vojvodinës, ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje që i janë bërë Nenad Çanakut, liderit të Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, një ditë pas projektimit të filmit “Kosovo, nazdravle – gëzuar”, që bën fjalë për jetën në Kosovë, transmeton Koha.net. Shfaqja e filmit qe mbajtur në hapësirat e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës.
Një grup macionalistësh e ekstremistësh serbë ndërprenë dhunshëm projektimin e këtij filmi.
“Serbia nuk guxon të bëhet vend i ekstremistëve të cilëve nacionalizmi u kthehet në profesion, por duhet të bëhet shoqëri tolerante”, thekson kjo parti e cila ka kërkuar hetimin e rastit dhe sanksionimin e kërcënimit me vdekje të Çanakut.