2 programe iu patën tërhequr në janar të këtij viti Fakultetit të Bujqësisë, njëri në nivelin Bachelor e tjetri në Master.
Programi në Bachelor është rikthyer pasi u plotësuan kërkesat e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe në procedurë është edhe programi i Masterit “Shkencat e Ushqimit”.
Të njëjtën, Agjencia e Kosovës për Akreditim, e kishte paraparë edhe për tetë programe të tjera të fakulteteve të ndryshme të UP-së, raporton KTV.
Kryesisht, programet ishin tërhequr për shkak të mosplotësimit të kushtit për staf akademik.
Ndërkohë, tashmë janë dorëzuar aplikimet e para për akreditim të programeve të reja dhe atyre që janë në proces.
Deri tash, në AKA janë dorëzuar 100 kërkesa për akreditim, duke përfshirë këtu edhe programet e institucioneve private të arsimit të lartë.
-
Riakreditohen programet e Bujqësisë që u rekomanduan të refuzohen
-
Fakulteti i Bujqësisë mbetet me vetëm 4 programe
-
45 programe presin përgjigje për akreditim në prag të hapjes së konkursit për pranim të studentëve
-
Mungesa e punimeve shkencore lë UP-në pa 9 programe masteri e doktorate
-
Akreditimi shtyn universitetet të bëjnë ndryshime në staf