Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partitë opozitare s’i shkojnë Veselit në takim, është i sigurt që do ketë unitet

Asnjë nga partitë opozitare nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës për të arritur një konsensus për dialogun me shtetin serb.

Lexo edhe: Veseli i fton në takim udhëheqësit e të gjitha partive, kërkon arritjen e konsensusit për dialog

Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se takimi është zhvilluar vetëm nga partnerët e koalicionit qeverisës.

"Sot ne patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e konsensusit në procesin e ardhshëm që e prek Kosovën, dialogun. Takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, kanë qenë prezent vetëm partnerët e koalicionit qeverisës", tha ai.

Veseli tha se nuk është privilegj të ulesh në një tavolinë me Serbinë, por është sakrificë politike.

"Nevoja e reflektimi, nevoja e akumulimit të një qëndrimi politik qoftë për populizëm është legjitime e opozitës. Me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj, është sakrificë në të njëjtën kohë përgjegjësi. Arritja e paqes për fëmijët është përgjegjësi e të gjithëve. Mesazhi që sot do të duhej ta përçonim do të ishte konsensusi i të gjithëve", tha Veseli.

Edhe As LDK-ja e as VV-ja s’i shkojnë Veselit në takimin me “ftesë të pasinqertë” Arbëri As LDK-ja e as VV-ja s’i shkojnë Veselit në takimin me “ftesë të pasinqertë”

"Unë flas me shumë përgjegjësi, një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces. Populizmi nga i cili ka fituar në zgjedhje VV-ja është dëshirë e të gjitha partive. Si qëndrim me partitë që kanë marrë pjesë është se do të marrim pjesë në procesin e dialogut, do të caktojmë vijat. Territori dhe integriteti i Kosovës është i pacenuar", tha ai.

Lexo edhe: Vetëvendosje e cilëson të pakuptimtë ftesën e Veselit për takim partish