Subjektet politike në Komunën e Vitisë kanë paralajmëruar protestë me kërkesën që kësaj komune t`i mundësohet lidhja me autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në fshatin Gërlicë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe Nisma Socialdemokrate janë pajtuar që të formohet Këshilli organizativ i protestës, në të cilën pjesë do të jenë edhe organizatat e shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët veprojnë në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.
Subjektet politike në këtë komunë deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk është duke i përfillur interesin e banorëve të Vitisë të cilët me mosndërtimin e qasjes për në autostradë do të izoloheshin edhe më shumë, duke mos pasur mundësi që të përfitonin nga ndërtimi i një projekti infrastrukturor publik.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)